Fshehtësi të pabesueshme që ofron pudra e fëmijëve
Bukuria nuk njeh kufi, por janë disa produkte, që nuk u janë dedikuar të rriturve, por që japin rezultate të hatashme në përmirësimin e dukjes tuaj. PASTRON KAFSHËN SHTËPIAKE Pudra e fëmijëve funksionon si shampon për larje të thatë, kështu që me të mund ta pastroni kafshën tuaj të preferuar shtëpiake. Kafsha më pas do të ketë aromë të këndshme dhe të freskët dhe nuk keni nevojë ta pastroni. FTOH ÇARÇAFËT Gjatë ditëve të ngrohta, e sidomos netëve të ngrohta, pudra e foshnjave nëpër çarçafë do t'i mbajë ata të ftohtë dhe të freskët. Mes tjerash do ta thithë edhe djersën dhe do të flini të freskët. THITH YNDYRËN Nëse vendosni pak pudër të foshnjave në njollën në këmishën tuaj, apo cilëndo rrobë tjetër, pudra do ta thithë yndyrën dhe do ta freskojë. FRESKON LIBRAT Mund ta përdorni për thithjen e lagështisë nga kopertinat e librave të vjetër, do ta hiqni qafe mykun ndërsa libri do të duket sikurse i ri. U DHURON VOLUM DHE GJALLËRI QERPIKËVE Pak pudër në qerpik...