Si t'i rritni vetullat me sukses

Me anë të kësaj përzierjeje vetullat tuaja do të rriten më shpejt dhe do të jenë më të trasha Trendi i formës së vetullave ndryshon, por, për fat të keq, natyra nuk është gjithmonë në gjendje që t'i përcjellë këta trendë. Për këtë shkak, shumë femra përdorin metoda të ndryshme në mënyrë që vetullat e tyre të duken sa më bukur. Këtu ua sjellim recetën se si, në mënyrë natyrore, ta nxisni rritjen e vetullave.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI
:

Vaji i kokosit ndihmon në rritjen e vetullave dhe, meqë përmban vitaminë E dhe hekur, mund t'i bëjë vetullat edhe më të errëta. Për rezultate më të mira, përziejeni vajin e kokosit me vaj ricini, në përqindje 1:1. Vendoseni lehtë këtë përzierje në vetulla, me anë të gishtave. Lëreni që të veprojë 20-30 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë procedurë çdo ditë, për 2-3 javë dhe, rezultatet nuk do të mungojnë. 

KosovaSot

Comments

Popular posts from this blog

Metoda natyrale për largimin e strijave

Nëse ju mundojnë qimet e kthyera nën lëkurë, i hiqni me këtë maskë që vepron menjëherë

Aplikoni sheqer në shampon për flokë më të shëndetshme